Lajme

FSK hap dyert për nxënësit e shkollave në Kosovë

02/09/2023 11:59
nga:Astrit Gashi

Në vigjilie të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë ushtarakët dhe ushtaraket FSK-së presin krahëhapur nxënësit e shumtë në kazermat e FSK-së.

Po ashtu, sipas një njoftimi të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në vigjilie të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për tri dite me radhë do të jenë të hapura dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla tona.

“Ky organizim ka filluar dje në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me vizitat e një numri të madh të nxënëseve nga arsimi parashkollor, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, do të presim në vizita edhe shumë nxënës të shkollave të nivele tjera arsimore”, thuhet në njoftim.

Po, sipas Mehajt, gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake.