Lajme

FSK dhe KFOR-i, për herë të parë në një ushtrim të përbashkët

06/07/2025 18:50
nga:Sh R

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mbyll ushtrimet me trupat e vendeve aleate kur përfundon stërvitja më e madhe ushtarake e udhëhequr nga komanda evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Defender Europe 25, më 9 qershor.

Pikërisht në këtë datë dhe në ditën pasuese, më 10 qershor, FSK-ja për herë të parë do t’i bashkohet ushtrimit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në ushtrimin “Golden Sabre” për menaxhimin e krizave dhe aktiviteteve tjera në skenarë të ndryshëm, raporton Info Magazine në Klan Kosova.

Kjo stërvitje zhvillohet në kampin e Vrellës dhe ndryshe nga FSK që përfshihet për herë të parë, KFOR-it i bashkohen si rëndom edhe Policia e Kosovës dhe EULEX-, që janë pjesë e 600 trupave që përfshihen në këtë ushtrim.