FSHF ka njoftuar para pak çasteve se biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi do të shiten ndryshe nga herët tjera.
Të interesuarit fillimisht do të bëjnë aplikimin, pastaj me short do të zgjedhen fituesit.
Një person mund të fitojë maksimum 4 bileta, teksa përzgjedhja automatike do jetë me 30 maj.
Ja sistemi dhe njoftimi i FSHF:
“📢 Biletat për Shqipëri – Serbi | Informacion i rëndësishëm!
Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për ndeshjen e 7 qershorit, FSHF do të aplikojë një procedurë speciale për shitjen e biletave:
📌 Aplikimi: Formulari për regjistrim publikohet deri më 15 maj 2025
🎟️ Maksimumi 4 bileta për person
🔀 Përzgjedhja automatike e aplikantëve
📧 Njoftimi i fituesve më 30 maj 2025
💳 Pagesa online nga 30 maj – 2 qershor
📩 Bileta elektronike në email
⚠️ Çdo biletë mund të transferohet vetëm një herë
Siguro vendin tënd dhe jepi zemër Kombëtares! ❤️⚽️”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


