Sporti

FSHF fillon shitjen e pak biletave të mbetura, 6 mijë persona po presin në radhë

10/10/2023 12:10
nga:N M

Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Çekinë të enjten.

Shqipëria dhe Çekia ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit E për kualifikueset e kampionatit evropian 2024, shkruan GazetaBlic Sport.

FSHF ka bërë të ditur që sot do të shiten edhe 1138 bileta që ishin paraparë t’i takonin çekëve.

Aktualisht biletat kanë dal në shitje në mënyrë online, por pritja është e madhe, teksa mbi 6 mijë persona po tentojnë të pajisen me biletë.

Kujtojmë se në këtë duel, stadiumi “Air Albania” do të jetë i stërmbushur.

/GazetaBlic Sport/