Lajme

Fshati Prelez me aktivitet të veçantë për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë

02/17/2025 07:59
nga:G B

Në fshatin Prelez të Ferizajt, sot për nder të Pavarësisë, do të mbahet gara tradicionale me kuaj.

Leundrit Lalinovci, anëtari i kryesisë së fshatit ka thënë se ky aktivitet është më i veçantë, pasi nuk është thjesht një garë, po një festë madhështore në Ditën e Pavarësisë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo garë nuk është vetëm garë e kuajve, por është një festë që e festojmë së bashku, e që festën e Pavarësisë së Kosovës ta bëjmë më të madhe”, tha ai për Ora Shtatë.

Ai thotë se në këtë garë të pranishëm do të jenë rreth 3000 njerëz.

Diçka tjetër e veçantë nga kjo garë, Lalinovci thotë se të gjithë garuesit do të jenë të veshur me rrobat tradicionale, që sipas tij kjo ndihmon të mos humbet kultura e vendit.