Sporti

FSG ka nxjerrë në shitje Liverpoolin!

11/07/2022 14:12
nga:Lorik J

Fenway Sports Group (FSG) ka nxjerrë në shitje Liverpoolin.

Një prezantim i plotë i shitjeve është bërë gati për palët e interesuara, raporton The Athletic, përcjell GazetaBlic Sport.

FSG ka parë mundësitë në të kaluarën, por vendosi të mos e shesë klubin. Është e paqartë nëse një marrëveshje do të bëhet apo jo përfundimisht, por FSG po fton oferta.

Që nga koha kur FSG ka blerë klubin, Liverpool ka fituar 8 tituj.

/GazetaBlic Sport