Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ekipin e Kryeqytetit, Kryetarin dhe ekipin e Komunës së Drenasit, kanë qenë pranë familjes Jashari për të shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se trashëgimia dhe trimëria e Sahit Jasharit do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.
“Me respekt e përulësi kujtuam jetën dhe veprën e bacës Sahit Jashari, një figurë të ndritur që me urtësinë, dinjitetin dhe përkushtimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.”, ka shkruar Rama.
“Trashëgimia dhe trimëria e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë me nder e respekt.”, shtoi ai.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Sait Jashari.”, tha mes të tjerash Rama.


