Lajme

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

06/12/2025 21:05
nga:Y I

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë, ku shihet në një fotografi së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.

“Frymëzim/ndryshim”, ka shkruar Edona në përshkrimin e fotografisë.

Edona Llalloshi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqipe dhe aktualisht është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.