Lajme

Frocat urkainase rikthejnë qytetin Chuhuiv, e kanë çliruar nga ushtria ruse

03/07/2022 08:49
nga:Donika Fetahu

Zyrtarët e Mbrojtjes në Ukrainë kanë deklaruar se e kanë rikthyer qytetin Chuhuiv.

Të dielën mbrëma, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin kthyer qytetin nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës.

Gjithashtu në njoftim u bë i ditur se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin, i cili ka një popullsi prej rreth 31 mijë njerëzve.

Sipas raportimit të BBC, këto pretendime nuk kanë mundur të vërtetohen deri më tani.

Chuhuiv është një vend strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën granatime të rënda nga forcat ruse për më shumë se një javë.