Lajme

‘Frikëson’ Rexhaj: Ish-kriminelë pjesëmarrës në luftën e Kosovës po ushtrojnë në kazerma zyrtare të ushtrisë së Serbisë

07/02/2024 22:41
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka paralajmëruar një sulm të mundshëm të Serbinë në Kosovë.

Rexhaj ka thënë se Policia dhe AKI-ja janë në dijeni se grupe të përbërë nga ish – kriminelë që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës po trajnohen nëpër kazermat zyrtare të ushtrisë së Serbisë, për një sulm të radhës në Kosovë.

Nder te tjera, ai thotë se këto struktura paguhen në baza mujore.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos ato te sigurisë polica dhe AKI-ja është në dijeni të grupeve të ish ushtarakëve, ish gjeneralëve të pensionuar, ish kriminelëve në luftën e Kosovës, ish policëve të cilët që ushtrojnë në kazermat zyrtare të ushtrisë së Serbisë ku paguhen në baza mujore, e tash meqë ka krizë iu është shtuar paga, e paga ju shkon deri në 2 mijë euro…”, ka thënë Rexhaj.