Kupa e Botës 2022

‘Frikë’ tek Luis Enrique, mbrojtësi i Spanjës pëson një dëmtim në stërvitje

11/17/2022 08:53
nga:Mergim Rreci

Jose Luis Gaya është dashur të largohet herët nga seanca e fundit stërvitore e kombëtares spanjolle para miqësores kundër Jordanisë.

Federata Spanjolle (RFEF) zbuloi se anësori i majtë pësoi një ndrydhje të shkallës së ulët në kyçin e këmbës së djathtë, por se do t’i duhet t’i nënshtrohet një MRI për të ditur me siguri shkallën e dëmtimit dhe kohën kur do të jetë jashtë fushës, përcjell GazetaBlic Sport.

Gaya ishte në vijën e parë për të qenë mbrojtësi i majtë i trajnerit Luis Enrique në Kupën e Botës, por tani do të varet nga rezultatet e testeve.