Kupa e Botës 2022

“Frikë” tek Franca, Benzema largohet pas 15 minutash nga stërvitja

11/15/2022 19:01
nga:Lorik J

Pas 15 minutash vrapim, Karim Benzema u largua nga stërvitja e Francës me trajnerin fizik të kombëtares.

Ata u larguan me një karrocë për të kryer trajtimet në dhomë, raporton RMC, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas stafit të skuadrës franceze, ky ndryshim orari për Topin e Artë ishte i planifikuar.

25 lojtarët e tjerë u stërviten së bashku, teksa Benzema vazhdoi rikuperimin.

/GazetaBlic Sport