Kupa e Botës 2022

Frikë tek Anglia, probleme për Harry Kane, sot testohet kapiteni i anglezëve

11/23/2022 12:06
nga:Lorik J

Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, do t’i nënshtrohet testeve pasi u godit në kyçin e djathtë në fund të ndeshjes kundër Iranit për ndeshjen e parë të kombëtares angleze të futbollit në Kupën e Botës 2022.

Kane u ankua për një problem në këmbë pas një ndërhyrjeje nga një kundërshtar rreth minutës së 50-të, por u zëvendësua vetëm pesëmbëdhjetë minuta nga fundi i ndeshjes nga Callum Wilson.

Ai çaloi, por trajneri Gareth Southgate i siguroi të gjithë pas ndeshjes. “Unë mendoj se Harry është mirë. Ne e zëvendësuam atë sepse mendonim se mund ta përballonim atë në atë pikë të ndeshjes,” tha ai.

/GazetaBlic Sport