Harry Maguire ishte i vetmi lojtar që mungoi në stërvitjen e Anglisë sot, ndërsa frika rritet për pjesëmarrjen e tij në këtë Kampionat Evropian.
Futbollistët e Gareth Southgate fillojnë Grupin D, kundër Kroacisë të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.
Maguire është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë.
Kapiteni i United, Maguire është e ditur që do të humbasë atë ndeshje me një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës.
28-vjeçari po vazhdon rehabilitimin dhe vazhdon punën në palestër të mërkurën, ndërsa 25 anëtarët e tjerë të skuadrës së Euro 2020 u stërvitën në St George’s Park.
Ka informacione të vazhdueshme që Maguire mund të mos luajë asnjë ndeshje, në rast se këmba e tij nuk përmirësohet në shkallën e duhur.
/GazetaBlic Sport/


