Sporti

Frikë për shëndetin e legjendës, Pele prej 6 ditësh i shtruar në spital

09/06/2021 18:06
nga:L J

Pele, legjenda e futbollit është shtruar në spitalin Albert Einstein, në Sao Paulo, që të martën e kaluar.

Pasi kishte kryer ekzaminimet rutinore, të cilat ishin shtyrë për një vit për shkak të pandemisë Covid-19, u zbulua një problem shëndetësor dhe kështu ai mbetet në spital, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani për tani, mjekët nuk kanë komentuar gjendjen e tij, dhe shkakun për të cilin Pele u shtrua në spital ende nuk është zbuluar.

/GazetaBlic Sport