Sporti

Frika nga largimi i tij, Milani i ofron Mike Maignan një kontratë të ‘majme’

02/16/2024 16:49
nga:Mergim Rreci

Milani thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Mike Maignan një kontratë të re 5 milionë euro në vit, por Chelsea dhe Bayern Munich thuhet se janë të interesuar për francezin.

Kontrata e Maignan me Milanin skadon në qershor 2026 dhe kuqezinjtë po përgatiten të takohen me menaxherët e portierit për të diskutuar një marrëveshje të re për 28-vjeçarin, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Calciomercato.com, gjigantët e Serisë A janë gati t’i ofrojnë portierit francez një kontratë të re 5 milionë euro në vit plus shtesa.

Kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar të klubit së bashku me Rafael Leao, i cili nënshkroi një marrëveshje të re 5 milionë euro në vit në 2023.

/GazetaBlic Sport/