Ardhja e Xavi Hernandez në “Camp Nou” ka sjellë në jetë Barcelonën dhe Frenkie De Jong është dëshmitar i kësaj.
Në një konferencë për shtyp për kombëtaren e Holandës, atje ku sot përballen me Danimarkën në një ndeshje miqësore, mesfushori theksoi rolin e trajnerit në ndryshim tek Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur shumë mirë. Ndihem shumë mirë në klub. Nuk mund të them asgjë negative për të. Filluam të luanim si skuadër dhe si rrjedhojë fillova të luaja edhe unë më mirë”, vlerësoi ai.
Edhe përforcimet dimërore në Katalonjë ndikuan pozitivisht, sipas De Jong. “Lojtarët e rinj shtojnë cilësinë. Tani kemi më shumë opsione dhe kjo e bën detyrën time më të lehtë. Jemi më të sigurt”, siguroi ai.
/GazetaBlic Sport/


