Sporti

​​Frenkie De Jong refuzon kalimin tek Manchester United

05/13/2022 17:12
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Manchester United ishte në dispozicion për të paguar vlerat e dëshiruara nga Barcelona, ​​Frenkie De Jong do të ketë refuzuar të nënshkruajë për “Djajtë e Kuq”.

Sipas Cadena SER, De Jong ka njoftuar Barçën se nuk ka ndërmend të kalojë te United, pasi dëshiron të luajë në një ekip që është në Champions League dhe ka mundësi të fitojë Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky nuk është rasti me Manchester United që nuk ka siguruar as kualifikimin në nivelin elitar të futbollit evropian për klube.

Holandezi po ndiqet edhe nga Paris Saint-Germain, Bayern dhe Manchester City.

/GazetaBlic Sport/