Frenkie de Jong ishte shumë i përfolur nga mediat për një largim të mundshëm nga klubi spanjoll, Barcelona.
Mesfushori holandez ishte i lidhur ngushtë me një kalim te Manchester United dhe më pas edhe te Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, de Jong ka mohuar që ka menduar të largohet nga Barcelona gjatë verës.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelona dhe kjo është arsyeja pse kam qenë gjithmonë i qetë gjatë verës. Klubi ka idetë e tij dhe unë kam të miat, ndonjëherë ne përplasemi, por gjërat shkuan në rrugën e duhur”, tha holandezi.
/GazetaBlic Sport/


