Sporti

Frenkie de Jong: Humbja na nervozon shumë, por kjo ndeshje nuk ishte vendimtare!

10/01/2025 23:19
nga:Lorik J

Duke folur pas humbjes dërrmuese të Barcelonës ndaj PSG-së (1:2), Frenkie de Jong u shpreh shumë i mërzitur.

Barcelona po fitonte me golin e Torres, por Mayulu dhe Ramos përmbysës gjithçka me golat e tyre.

“Jemi shumë të frustruar. Pësuam një gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe mendoj se ishte fundi i ndeshjes, dhe humbja, dhe për më tepër në stadiumin tënd, natyrisht del i zhgënjyer”, tha fillimisht De Jong.

“Mendoj se jemi gjithashtu midis klubeve elitare të Evropës. Tani ata fituan, por rruga është ende e gjatë në Ligën e Kampionëve, dhe kjo ndeshje, megjithëse ishte e dhimbshme sepse e humbëm, nuk është vendimtare.

“A jam i kënaqur? Jo, ne gjithmonë duam të fitojmë, kështu që nuk po largohem nga stadiumi i lumtur.

Humbja 2-1 e Barcelonës ndaj PSG ishte e para e sezonit në të gjitha garat.

Sezonin e kaluar, Barca humbi vetëm një ndeshje të Ligës së Kampionëve në rrugën drejt gjysmëfinales.

/GazetaBlic Sport