Sporti

Freiburg – Aston Villa, formacionet zyrtare të finales së Europa League

05/20/2026 20:21
nga:Mergim Rreci

Sytë e futbollit evropian sonte janë të drejtuar nga Stambolli, aty ku SC Freiburg dhe Aston Villa do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Europës.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Besiktaş Park”, me të dy skuadrat që synojnë të shkruajnë histori.

Për Freiburgun kjo është finalja e parë evropiane në historinë e klubit, ndërsa Aston Villa rikthehet në një finale kontinentale pas dekadash, duke synuar trofeun e parë të madh që nga viti 1996.

Ja formacionet zyrtare:

Freiburg XI: Atubolu, Kübler, Ginter, Lienhart, Treu, Eggestein, Höfler, Beste, Manzambi, Grifo, Matanovic.

Aston Villa XI: Martinez, Cash, Konsa, Lindelöf, Torres, Digne, McGinn, Tielemans, Rogers, Buendia, Watkins.

/GazetaBlic Sport/