Heroi i Interit në Ligën e Kampionëve, Davide Frattesi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Barçës dhe kalimin në finalen e madhe.
“Është thjesht e pabesueshme, nuk di çfarë të them. Mendova pas ndeshjes kundër Bayern Munich se nuk mund ta përsërisja atë emocion, por sonte ishte edhe më e pabesueshme. Kjo është bukuria e futbollit”, tha Frattesi.
“Kjo ka qenë karriera ime, me të vërtetë. Nuk jam bekuar me talent të jashtëzakonshëm, por jam i fundit që dorëzohem dhe i pari që besoj, kështu që ky është një shpërblim për përpjekjen dhe përkushtimin.”
Inter tani e pret në finalen e Mynihut fituesit e ballafaqimit Arsenal – PSG.
/GazetaBlic Sport


