Ballkani ka pësuar humbje sot në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.
Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.
Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.
Pas ndeshjes për “Art Sport” foli portieri, Stivi Frashëri.
“Disfata normalisht që të mërzit, ne japim maksimumin çdo ndeshje, por futbolli është i pamëshirshëm, të ndëshkon në moment pakujdesie. Kundërshtari është më i forti i grupit tonë, por ky rezultat është për të ardhur keq“, tha Frashëri.
/GazetaBlic Sport/


