Sporti

Frashëri fiton garën me portierët e Evropës për pritjen më të mirë, votohet më së shumti në faqen zyrtare të Conference Legue

09/11/2022 10:49
nga:L J

Skuadra e Ballkanit luajti të enjten ndeshjen e parë në grupet e Conference League.

Ekipi i Ilir Dajës barazoi me rezultatin 1:1 ndaj kampionit të Rumanisë, Cluj, me golin e barazimit nga rumunët që erdhi në fundin e duelit, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, UEFA Conference League pas ndeshjes kishte publikuar disa nga pritjet më të mira të portierëve në xhiron e parë të grupeve, ku në atë listë ndodhej edhe portieri shqiptar, Stivi Frashëri.

Në garë me të ishin edhe Tarnovanu nga FCSB, Steinbors nga RFS dhe Gollini, portieri i Fiorentinës.

Faqja zyrtare e kompeticionit publikoi katër pritjet dhe pyeti tifozët në komente se cila pritje ishte më e mira.

Nga 1267 vota në “Twitter”, Stivi Frashëri mori 50.4%, teksa pas tij ishte Tarnovanu me 19%, Steinbors me 16% dhe Gollini me 14.6%.

Ja votat: