Ish trajneri i Chelsea, Frank Lampard mund të rikthehet sërish në Londër.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e skuadrës së Crystal Palace synojnë ta bindin ish-mesfushorin anglez për ta marrë drejtimin e skuadrës.
Trajneri anglez, Roy Hodgson do të largohet në fund të këtij sezoni nga Crystal Palace.
Në listën e dëshirave të klubit anglez është edhe Frank Lampard. Anglezi aktualisht është i papunë pas largimit nga skuadra e Chelseat.


