frank lampard
Sporti

Frank Lampard mund të bëhet trajner i Norwichit!

11/07/2021 13:03
nga:Lorik J

Frank Lampard, ish-lojtari dhe trajneri i Chelseat, mund të rikthehet në Premier League pasi emri i tij po lakohet me stolin e Norwich për të plotësuar vendin e lënë nga Daniel Farke.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se në tavolinë ka edhe emra të tjerë, si Chris Hughton, Mark Robins, Steve Bruce dhe Russell Martin, përcjell GazetaBlic Sport.

Norwich është në vendin e fundit në Premierligë me vetëm pesë pikë.

Pas fitores së djeshme me Brentford, klubi ka vendosur ta shkarkojë Daniel Farke.

/GazetaBlic Sport