Frank Lampard është prezantuar së fundmi si trajneri i ri i Evertonit.
Trajneri i ri duket se tashmë ka ide të mirëpërcaktuara, duke filluar nga stafi i trajnerëve. Sipas Sky Sport, Frank Lampard ka kërkuar që të punësojë si ndihmës trajner Ashley Cole, një ish-reprezentues anglez me të cilin ka luajtur për disa sezone në Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas një mosmarrëveshjeje të supozuar me Jody Morris, asistentin e trajnerit anglez kur ai mori stolin e Chelseat midis 2019 dhe 2021, Lampard tani do të jetë pa krahun e djathtë, ndaj sheh te ish-kolegun i tij personin ideal për ta shoqëruar në aventurën e tij të re në “Goodison Park”.
Cole aktualisht është trajner në akademinë e të rinjve të Chelsea-t, por marrëdhënia e tij e mirë me Frank Lampard mund ta bëjë atë të përqafojë një sfidë të re në karrierën e tij ende të shkurtër të trajnerit.
/GazetaBlic Sport/


