Holanda do të përballet sot me Çekinë në kuadër të fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
“Tulipanët” do të përballen me çekët me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit me Çekinë ka folur trajneri i Holandës, Frank De Boer, ai ka thënë se arritja në gjysmëfinale do të ishte sukses për Holandën dhe synimi i tyre për këtë Kampionat Evropian.
“Cili do të ishte një sukses për këtë turne? Nëse arrijmë në katër të fundit, atëherë kemi bërë mirë.Ne jo vetëm që duam të arrijmë në finale, por edhe ta fitojmë. Atëherë turneu është plotësisht i suksesshëm. Tani po përqendrohemi vetëm në Republikën Çeke; kemi shumë punë për të bërë për t’u marrë me çekët “, tha De Boer.
/GazetaBlic Sport/


