Sporti

François Letexier, referi më i mirë në botë për vitin 2024

12/25/2024 17:38
nga:Lorik J

Me përfundimin e vitit, renditjet e më të mirëve bëhen jo vetëm për lojtarët dhe trajnerët, por edhe për gjyqtarët.

Është zbuluar lista e gjyqtarëve më të mirë të vitit 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Renditja u përpilua nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), e cila ka emëruar arbitrin më të mirë çdo vit që nga viti 1987.

Pas dy vitesh radhazi si fitues, arbitri polak Szymon Marciniak u rrëzua nga froni këtë vit nga francezi François Letexier.

35-vjeçari Letexier kryesoi sondazhin me 129 pikë, duke përfunduar 43 pikë përpara sllovenit të vendit të dytë Slavko Vincic.

Marciniak u rendit i shtati me 31 pikë.

Ja lista e plotë:

  • François Letexier (Francë) – 129 pikë
  • Slavko Vinčić (Slloveni) – 86 pikë
  • Daniele Orsato (Itali) – 74 pikë
  • Clément Turpin (Francë) – 47 pikë
  • Michael Oliver (Angli) – 42 pikë
  • Felix Zwayer (Gjermani) – 41 pikë
  • Szymon Marciniak (Poloni) – 31 pikë
  • Anthony Taylor (Angli) – 28 pikë
  • Raphael Claus (Brazil) – 25 pikë
  • Wilton Sampaio (Brazil) – 13 pikë

/GazetaBlic Sport