Sporti

Francois Letexier do të gjykojë ndeshjen e dytë Barcelona-Benfica

03/09/2025 15:07
nga:Lorik J

Gjyqtari francez, Francois Letexier, do të marrë drejtimin e ndeshjes së dytë të 1/16-të të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Benficas të martën.

UEFA ka konfirmuar se Jerome Brisard, gjithashtu nga Franca, do të mbikëqyrë VAR-in për ndeshjen.

Të dy zyrtarët kanë përvojë në nivel evropian dhe kanë menaxhuar më parë ndeshje të profilit të lartë.

Barcelona shkon në ndeshjen e dytë për të siguruar një vend në çerekfinale.

/GazetaBlic Sport