Sporti

Franco Mastantuono nuk do të ftohet nga Argjentina në Kupën e Botës

05/28/2026 18:21
nga:L J

Talentit të madh argjentinas Franco Mastantuono mund t’i shuhet ëndrra për të qenë pjesë e Argjentinës në Botëror.

Sipas raportimeve të fundit nga Gaston Edul, trajneri Lionel Scaloni po shqyrton mundësinë që 18-vjeçari të mos përfshihet në listën përfundimtare të kampionëve të botës për turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Edhe pse konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit argjentinas dhe ka pasur paraqitje të mira me klubin e tij, Mastantuono pritet të mbetet jashtë skuadrës për shkak të konkurrencës së fortë dhe zgjedhjeve taktike të stafit teknik.

/Gazetablic Sport