Megatalenti argjentinas Franco Mastantuono ka marrë tashmë vendimin për t’u transferuar te Real Madridi, por ka një pikëpyetje rreth transferimit të tij në Santiago Bernabeu – kur saktësisht do të ndodhë kjo, raportoi TNTSports.
Është e sigurt që Mastantuono do të luajë në Kupën e Botës për Klube, por jo me Los Blancos, por me River Plate. Mbetet për t’u marrë një vendim nëse ai do të shkojë në Madrid pas turneut apo në dimër.
Real Madridi dhe River Plate kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe nuk do të kenë problem të arrijnë një marrëveshje.
Megjithatë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e dëshiron atë në skuadrën e tij tani, dhe River dëshiron ta mbajë atë në huazim deri në dhjetor, kur përfundon sezoni në Argjentinë.
/GazetaBlic Sport/


