Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda është i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri për ta përcjellur takimin Malisheva – Vikingur.
Foda u pa në shkallët e stadiumit për ta shikuar nga afër ndeshjen e ekipit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
Përzgjedhësi i kombëtares tonë shihet mjaft aktiv në ndeshjet e ekipeve kosovare, ku dy ditë më parë ishte prezent edhe për duelin Drita – Differdange.
Normalisht kjo i shërben futbollit tonë, pasi ai po vëzghon nga afër lojtarët e Superligës.
/GazetaBlic Sport/


