Sipas Sky Sport Italia, Franck Ribery nuk do të rinovojë kontratën e tij me Fiorentina, kështu që mund të largohet si agjent i lirë.
38-vjeçari u bashkua me Fiorentinan pas 12 vitesh në Bayern Munich, duke nënshkruar në gusht 2019, përcjell GazetaBlic Sport.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe e ardhmja e tij ka qenë e varur kryesisht nga kush do të merrte detyrën e trajnerit në Stadio Artemio Franchi.
Sky Sport Italia raporton se Ribery nuk është në planet e Vincenzo Italiano.
Ribery duket se është ende i etur për të vazhduar karrierën në Itali, kështu që mbetet të shihet nëse ai do të nënshkruajë për një tjetër klub të Serie A.
Ai shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime në 29 paraqitje të Serie A këtë sezon.
Ribery kishte një operacion në kyçin e këmbës në dhjetor 2019 që e përjashtoi atë nga puna për pesë muaj.
/GazetaBlic Sport/


