Sporti

Franck Ribery nuk do të pensionohet nga futbollit: Dua ta luajë edhe një sezon tjetër

05/18/2022 12:52
nga:Mergim Rreci

Franck Ribery nuk dëshiron të tërhiqet dhe beson se i ka mbetur edhe një sezon për ta luajtur në futboll.

Kur u pyet për pozicionin e trajnerit dhe, si rrjedhim, daljen në pension, ai tha për DAZN: “Tani nuk e mendoj ende sepse dua të luaj përsëri, atëherë për vitin e ardhshëm do të shohim. Por nëse mund t’i jap diçka akoma futbollit, atëherë dua ta bëj”, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse mbetet e paqartë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm dhe ndoshta të fundit, pasi kontrata e tij aktuale me Salernitana skadon këtë verë.

Ai mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me disa skuadra që kanë qenë të interesuara më herët për të.