Sporti

Francezët shumë të lumtur që do të përballen me Danimarkën, kjo është arsyeja e madhe

04/01/2022 21:50
nga:Mergim Rreci

Franca mund të konsiderohet me fat nga hedhja e shortit për Kupën e Botës 2022.

“Gjelat” janë shortuar në grup me Danimarkën, për herë të 7 në historinë e fazës finale të kompeticioneve të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

4 nga 7 rastet kur shorti e ka vënë përballë Danimarkës në grup, Franca ka arritur të triumfojë dhe bëhet fjalë për Evropianin e 1984-ës dhe atë të vitit 2000, si dhe në Botërorët e 1998-ës e atë të 2018-ës në Rusi.

Kjo i ka bërë të lumtur të gjithë tifozët, duke aluduar se fati është me ata dhe se kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ta mbrojtur Kupën.