Sporti

Francesco Totti mbetet me klasin e vjetër, realizon dy super gola

03/11/2022 09:53
nga:Mergim Rreci

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti nuk e ka humbur kurrë klasin e tij, teksa edhe pse në moshë 45-vjeçare ai ende luan futboll.

Në kampionatin e minifutbollit me 8 lojtarë, ish-legjenda e skuadrës verdhekuqe ka shënuar dy gola të çmendur nga mesfusha dhe portieri nuk mundi të bëjë asgjë.

Një detaj që vihet re është se edhe portieri kundërshtar duartroket Tottin për këtë realizim.

Të gjithë shokët e tij të ekipit shkojnë të përqafojnë Totin pas kësaj kryeverpre të bërë me këtë gol.