Figura historike e Romës, Francesco Totti i jep mbështetje të plotë José Mourinhos, i cili pasi nisi pozitivisht në krye të skuadrës së kryeqytetit italian, ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tij të fundit.
“Nëse mendojmë se problemi i Romës është Mourinho, atëherë gjithçka është e gabuar. Mourinho fitoi më shumë se të gjithë trajnerët e tjerë të Serisë A së bashku. I heq kapelen. Ai është një trajner i madh dhe një lider i madh. Ai di të menaxhojë grupin, di çfarë të thotë dhe çfarë të bëjë. Klubi dhe tifozët duhet të jenë me të”, tha Totti, duke folur për Sky Sport Italia, transmeton GazetaBlic Sport.
Roma, e cila fitoi gjashtë ndeshjet e para konkurruese nën komandën e trajnerit portugez, tani zë vendin e gjashtë në Serie A, 13 pikë prapa liderëve Napoli dhe Milan.
/GazetaBlic Sport/


