Sporti

Francesco Totti flet për të kaluarën e tij: Real Madridi bëri gjithçka të më transferonte mua, qëndrimi te Roma ishte zgjidhja më e mirë

12/01/2021 12:43
nga:Mergim Rreci

Francesco Totti i qëndroi besnik klubit të tij të fëmijërisë, AS Roma, gjatë gjithë karrierës së tij, megjithëse Real Madridi bëri gjithçka për ta nënshkruar atë.

Ikona italiane pranon se ishte tunduar të bashkohej me Los Blancos, por nuk është penduar që qëndroi me Romën për të gjithë karrierën e tij si lojtar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e vërtetë që në një moment në karrierën time isha shumë afër nënshkrimit për Madridin, por, siç thashë më parë, zgjedhja e zemrës sime ishte mbi çdo gjë tjetër”, tha ai për Sport.

“Real Madridi do të kishte bërë gjithçka për të nënshkruar me mua, dhe kur isha fëmijë te Roma, isha një mbështetës i Real Madridit. Ishte skuadra jashtë Italisë që më emocionoi më shumë”.

“Për mua, qëndrimi te Roma ishte zgjidhja më e mirë. Është normale që kur luan për disa skuadra si Roma, ndryshe nga Real Madridi, ke më pak shanse për të fituar një Champions League, por për mua Roma është Champions [Liga] ime. ”

/GazetaBlic Sport/