Lajme

Franca u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

02/27/2022 22:56
nga:Donika Fetahu

Franca u bën thirrje shtetasve të saj të cilët janë në Rusi të largohen sa më shpejt.

Kjo deklaratë e shtetit francez vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të mbyll të gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

Në njoftimin e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet “Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision ) të marrë masa për t’u larguar nga vendi”.

Gjithashtu, qytetarët u këshilluan që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm që e kanë drejtë Rusisë, shkruan BBC.