Franca është një nga vendet që po shqyrton investime në sektorin e mineraleve kritike në Australia, njoftoi të enjten ministrja e burimeve, Madeleine King. Kjo vjen pas marrëveshjes së Canberrës me SHBA-në, që ka nxitur vendet me industri të avancuar të sigurojnë qasje në këto minerale kyçe.
Australia ka ndjekur një strategji katërvjeçare për të zhvilluar industri të mineraleve si rrallat e tokës, të rëndësishme për teknologjitë e së ardhmes, elektronikë dhe mbrojtje, duke u përpjekur të diversifikojë furnizimin nga Kina.
Përveç marrëveshjes së tetorit me SHBA-në, që përfshinte një investim prej 8.5 miliardë dollarësh, Australia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.


