Sporti

Franca – Spanja, fillon super ndeshja

07/14/2026 20:56
nga:Mergim Rreci

Ka nisur gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Spanjës, një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.

Dy prej kombëtareve më të forta në botë do të luftojnë për një vend në finalen e madhe, me yjet si Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal që pritet të jenë në qendër të vëmendjes.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse deri në këtë fazë, të dyja skuadrat synojnë të hedhin hapin e fundit drejt trofeut më të madh në futboll.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finalen e Kupës së Botës me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.

/GazetaBlic Sport/