Franca është bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian i cili ka nisur testimin e një certifikate digjitale për koronavirus, të udhëtimit, si pjesë e një skeme në të gjithë Evropën e që Brukseli shpreson që të lejojë udhëtimin e lirshëm të njerëzve brenda bllokut deri në verë.
Aplikacioni TousAntiCovid, pjesë e programit të gjetjes së kontakteve, është azhurnuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe është duke u testuar në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë.
Prova do të zgjatet nga 29 prilli për të përfshirë certifikatat e vaksinimit, thanë zyrtarët për Le Monde, dhe sistemi përfundimisht mund të miratohet për ngjarje publike të tilla si koncerte, festivale dhe panaire tregtare, megjithëse jo për bare dhe restorante.
Komisioneri evropian për drejtësi, Didier Reynders tha javën e kaluar se pret që “certifikata digjitale” të bëhet deri më 21 qershor. Certifikata është prioritet urgjent për shtetet e Evropës Jugore, ekonomitë e të cilave janë dobësuar nga pandemia.
Certifikata mundëson që udhëtarët të mos kenë nevojë të hyjnë në karantinë dhe mund të bëjnë blerje në dyqane duke treguar provat nga telefoni i tyre se janë vaksinuar dhe janë negativ për koronavirus ose kanë antitrupa nga COVID-19.
Në Francë, njerëzit nga e marta do të marrin mesazh në email duke ju dhënë qasje për certifikatën.
Aplikacioni do të gjenerojë një kod të sigurt QR që përmban një sërë informacioni duke përfshirë emrin e udhëtarit, datën dhe llojin e testit ose vaksinës së tyre, dhe detajet e mjekut ose laboratorit përkatës, të gjitha këto mund të kontrollohen në bazë të një baze të dhënash kombëtare.
Disa shtete anëtare të BE-së janë duke zhvilluar sisteme të ngjashme, duke çuar në shqetësime se sa mirë do të punojnë së bashku. Mbikëqyrësit e privatësisë të BE gjithashtu paralajmëruan në fillim të këtij muaji skema duhet të respektojë ligjet e mbrojtjes së të dhënave dhe “të ketë një bazë të përshtatshme ligjore” në secilin shtet anëtar.
Javën e kaluar Danimarka filloi të provonte Coronapas-in e saj, të disponueshëm për njerëzit që janë vaksinuar, testuar pozitivisht dy deri 12 javë më parë, ose negativ brenda 72 orëve të fundit.
Skema daneze aktualisht lejon përdoruesit të kenë qasje në biznese jo thelbësore si parukeri, sallone bukurie dhe autoshkolla, por qeveria ka thënë se synon të zgjerojë skemën për të përfshirë muze, teatro, kinema dhe restorante nga 6 maj.
LEXO EDHE:
14 viktima, 957 të shëruar dhe 442 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë