Lajme

Franca: Sa herë të jetë e nevojshme do të rrisim sanksionet ndaj Rusisë

03/22/2022 10:18
nga:Donika Fetahu

“Ne nuk do të hezitojmë të rrisim sanksionet kundër Rusisë sa herë që do të jetë e nevojshme”. Kështu deklaroi sekretari i shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Clement Beaune, gjatë një takimi në Bruksel, raporton la repubblica.

“Ne do të shtojmë presionin ndaj Rusisë. Nëse do të jetë e nevojshme të miratojmë një tjetër paketë sanksionesh, do ta bëjmë”, tha ai. “Ne kemi miratuar tashmë një paketë sanksionesh, por nëse lufta e Rusisë vazhdon, ne do të rrisim çmimin dhe presionin,” përfundoi ai.