Sporti

Franca, presidenti i federatës lë pezull Deschamps

07/05/2021 15:28
nga:Lorik J

Kampion i botës në fuqi, por i eleminuar në 1/8 e Europianit. Dy turnetë e fundit madhorë kanë qenë plot ulje -ngritje për Didier Deschamps. Në Rusi Franca prezantohej me një skuadër të re, por kompetitive, dhe pastaj edhe falë shpërthimit të Mbappe dhe një turneu të madh të Griezman fitoi.

Në Euro 2020 Les Bleus vinin si favoritët e mëdhenj, edhe pasi ishte kthyer Benzema dhe Deschamps kishte në dispozicion dy skuadra, të dyja të afta për të bërë shumë mirë, por në fund Zvicra theu magjinë. Çfarë do të ndodhë tani me trajnerin? A ka ardhur momenti për të mbyllur një cikël? Presidenti Federatës Noel Le Graet i lë të gjitha opsionet e hapura. Eleminimi kishte bërë të mendohej për një lamtumirë të Deschamps, me Zidane si pasues të mundshëm, por gjithçka mbetet ende për t’u vendosur.

“Do të mblidhemi javën që vjen , gjithmonë pres që të kalojnë 10 ditë nga fundi i kompeticionit. Do të takohemi në zyrën time në Guingamp, dhe do të kalojmë ditën bashkë”.

Do të jetë dita në të cilën Le Graet do të kërkojë të kuptojë synimet e trajnerit, por edhe do të thotë fjalën e tij për atë që e përcakton pa hezitim si dështim.