Kupa e Botës 2022

Franca ‘pa problem’ kalon në çerekfinale, eliminohet Polonia

12/04/2022 17:57
nga:E K

Franca ka arritur të kalojë tutje në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Poloninë në 1/16 e finales.

“Gjelat” fituan me rezultat solid 3-1 për ta eliminuar Poloninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Olivier Giroud për të cilin ky gol ishte i veçantë pasi u bë lojtari me më së shumti gola në histori të Francës (52) duke e tejkaluar
legjendën Thierry Henry.

Mbappe i shënoi dy golat e radhës në minutat 74′ dhe 91′, kurse Lewandowski shënoi golin e vetëm të polakëve nga pika e bardhë në minutën e 98′.

Franca i bashkohet dy kombëtareve tjera si Holanda dhe Argjentina që tashmë e kanë siguruar kalimin në çerekfinale.

/GazetaBlic Sport/