Sporti

Franca në gjysmëfinale | Maignan heroi i tyre, pret dy penallti ndaj Kroacisë

2 ditë më parë
nga:Lorik J

Franca ka fituar ndaj Kroacisë në çerekfinalen e Ligës së Kombeve në futboll.

Kombëtarja franceze triumfoi ndaj Kroacisë pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë me rezultatin 2:0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

E në penallti më të suksseshëm ishin francezët. Heroi i tyre ishte Mike Maignan, i cili priti dy penallti dhe ia mundësoi fitoren Francës.

Në gjysmëfinale, Franca do të luajë ndaj Spanjës.

/GazetaBlic Sport