Franca është në gjendje të lartë gatishmërie para protestave të reja mbarëkombëtare të planifikuara për të shtunën, një javë pasi vendi u përfshi nga disa prej trazirave më të rënda në dekadat e fundit.
Qindra mijëra protestues pritet të mblidhen në Paris dhe qytete të tjera të Francës, në protestat e organizuara nga studentët, sindikatat dhe grupet kundër qeverisë.
Për të garantuar sigurinë, Ministria e Brendshme ka njoftuar mobilizimin e rreth 70 mijë policëve në qytetet franceze. Autoritetet po marrin masa të shtuara pas kritikave ndaj qeverisë për reagimin e pamjaftueshëm ndaj trazirave të 17 tetorit, shkruan BBC.


