Sporti

Franca mposht Amerikën në basketboll në Lojërat Olimpike

07/25/2021 16:13
nga:L J

Franca merr fitoren kundër Shteteve të Bashkuara në basketboll në ndeshjen e Lojërave Olimpike.

Franca ka fituar takimin ndaj Amerikës me rezultatin 83-76, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Francës është udhëhequr nga Evan Fournier i cili ka shënuar 28 pikë.

Ekipi i basketbollit të Shteteve të Bashkuara nuk kishte humbur një lojë në Lojërat Olimpike që nga Athina 2004.

Ata patën 25 fitore radhazi deri në humbjen e sotme ndaj Francës.

/GazetaBlic Sport