Novak Djokovic do të mund të luajë në Roland Garros pa u vaksinuar.
Novakut iu dha në mënyrë indirekte leja për të performuar pasi qeveria franceze vendosi të lehtësojë masat në lidhje me vaksinimin e koronavirusit, përcjell GazetaBlic Sport.
Deri më tani, paraqitjet e Djokoviçit në turneun ATP në Monte Carlo dhe në Grand Slamin francez kanë qenë të diskutueshme për shkak se ai nuk është vaksinuar.
Nëse ky vendim i qeverisë franceze mbetet në fuqi deri më 22 maj, Djokoviç do të mund të performojë në Roland Garros, ku do të tentojë të barazojë rekordin me Rafael Nadalin, i cili ka fituar 21 Grand Slam.
Djokoviç aktualisht nuk lejohet të luajë në Shtetet e Bashkuara, e cila ka ruajtur rregullat kundër performancës së tenistëve të pavaksinuar.
Tenisti serb nuk do të lejohet të luajë në turnetë në Indian Wells dhe Miami, të cilat po luhen këtë muaj dhe në dyshim është edhe paraqitja e tij në US Open. Këtë sezon ai mori pjesë vetëm në turneun ATP në Dubai, ku çuditërisht u eliminua nga çeki Jiri Vesely në çerekfinale.
/GazetaBlic Sport/


